Hoti liroi nga detyra ministren, Meliza Haradinaj- Stublla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT