Hoti kërcënon mësimdhënësit, Sherri i grevës do t’u zbriten pagat

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës se muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulta.

Ai ka thënë se do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në greve dhe mbi këtë do të ndalën edhe pagat.

“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do ti alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në RTK.

Ai ka thënë se është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.

“Sot i kemi alokuar parat për 28 mijë punonjës të arsimit. Pagat i kanë marr me rritje. Është e pakuptueshme që të protestojnë”, ka thënë ai.

“Ne do të kujdesemi që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të punës sepse unë kujdesem për financat publike. Nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, tha Hoti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT