Kabineti i Qeverisë Hoti sot ka votuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

Pas mbledhjes së qeverisë, ka folur për media kryeministri Avdullah Hoti, ai tha se do të dërgohet në Kuvend shumë shpejtë edhe ky projektligj, drejt një fillimi për rimëkëmbje ekonomike, transmeton Indeksonline.

“Pas mbledhjes së qeverisë, votuam projektligjin për ligjin për ndarje buxhetore 2020 kemi vendos, kemi bërë veprim kryesor drejt fillimit për rimbëkëmbje ekonomike.

Mbi 600 milionë euro mi moblilizu, dhe gjithashtu për të themelu fondin për rimëkëmbje ekonomike me shumë 385 milionë euro. Ky fond e kompenson rënjen ekonomike që kemi pas gjatë kësaj kohe për shkak pandemisë, do të ndahen për masa për rimëkëmbje ekonomike. 8 masat që mbështesin sektorin privat, dhe gjithë lista do të përfitojë nga ky fond.

Unë jam shumë me besim të plotë që përmes moblizimit të këtyre mjeteve nga buxheti i shteti dhe nga donatorët e bankat zhvillimore, do të arrijmë brenda një periudhe të nisim për masat për rimkëmbje jo vetëm ato me emergjencë, në mënyrë që të kompensohet ekonomia”, tha Hoti./Indeksonline