Hodaj pas largimit nga Drenica: Dua të luajë në një klub ku punohet profesionalisht

Portieri i njohur kosovar, Drin Hodaj është larguar nga klubi i Drenicës.

Hodaj para pak minutash ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook se është larguar edhe zyrtarisht nga klubi i Drenicës.

Portieri 22 vjeçar në një prononcim për ‘GazetaBlic’ ka theksuar se ka arritur marrëveshje të dyanshme për largim nga klubi i Gani Sejdiut.

“Jam larguar nga Drenica me marrëveshje të dy-anshme. Aktualisht jam duke shqyrtuar disa oferta, por do të shoh se cila është më konkrete dhe cila më përshtatet më shumë. Dua të luajë në një klub ku punohet profesionalisht dhe mund të zhvillohem si futbollist”, tha Hodaj.

Vlen të theksohet se Hodaj u largua nga Drenica pas vetëm gjashtë muajsh, ndërsa më herët kishte luajtur për KEK-un, ku u shpall kampion i Ligës së Parë dhe ishte ftuar nga Kosova U-21 në disa ndeshje.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT