Historike – Gjykohet penalltia e parë pas shikimit të pamjeve televizive, por edhe pas kësaj gjyqtari gaboi (Video)

Gjyqtari Viktor Kassai ka hyrë në histori të futbollit. Ai akordoi penallti në favor të Kashima Antlers ndaj Atletico Nacional pasi u konsultua me xhirimet televizive.

Por, përdorimi i pamjeve filmike nuk e shmangu gabimin në vendim.

Daigo Nishi, lojtarit të cilit iu shkaktua faulli, ishte në pozicion jashtë loje kur nisi aksioni.

Gjithsesi, hungarezi Viktor Kassai nuk e pa fare këtë detaj.

Berrio pengoi Nishin kur topi ishte ende larg dhe fillimisht gjyqtari nuk e vuri re këtë faull.

 

Penalltia e kthyer në gol

Loja vazhdoi për 44 sekonda, deri kur arbitri i videos lajmëroi arbitrin kryesor për ndërhyrjen e gabuar.

Pasi e pa edhe një herë aksionin, Kassai akordoi penallti dhe Dei e ktheu atë në gol.

Botërori i Klubeve është kompeticioni i parë zyrtar ku FIFA aplikon video-arbitrimin për rastet e dyshimta.