Historia e pabesueshme e këtij futbollisti, e takoi edhe Ronaldo (Foto)

Skuadra e famshme portugeze, Sporting Lisbon dje i ka bërë të ditur emrat e futbollistëve për edicionin e ardhshëm. Në mesin e tyre është edhe një futbollist i panjohur që në mediat portugeze do të jetë në qendër të vëmendjes edicionin e ardhshëm për faktin se çfarë të kaluere ka.

Murtunis është emri i talentit që ka histori të pabesueshme. Ky djalosh ishte i mbijetuar i Tsunamit të vitit 2004 që e kishte goditur Indonezinë. Martunis ishte atëbotë 8 vjeçar por që kishte arritur të shpëtoi në mënyrë të pabesueshme.

Ai ishte goditur nga Tsunami në një zonë moçalore ku kishte qëndruar i ngujuar për 21 ditë. I mbetur në një zonë ku mund të mirrte vetëm frymë, Martunis për 21 ditë kishte arritur që ta ushqej veten me barishta të moçalit, transmeton Indeksonline.

Pas 21 ditësh ai ishte gjetur i gjallë nga një gazetar i Sky News. Kjo nuk ishte e tëra interesante nga ai. Pasi u gjet i gjallë në atë kohë, Martunis kishte shokuar botën me deklaratën e tij, gjersa kishte veshur fanelën e Portugalisë të Rui Costas.

“Unë nuk jam frikësuar aspak. Unë e kam ditur se do të mbijetoj sepse doja të kërkoja familjen time dhe në të ardhmen dua të jem një lojtar futbolli” kishtë thënë Martunis.

Ky djalosh u ftua nga Përfaqësuesja e Portugalisë të cilët e takuan atë në vitin 2005. Më pas Cristiano Ronaldo e kishte takuar atë edhe disa herë të tjerë ku i kishte bërë dhurata.

Martunis pikërisht do të luaj në ish skuadrën ku Ronaldo e ka filluar karrierën dhe se flitet se numri i fanelës së Ronaldos që kishte te Sporting do ti jipet atij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT