Një nënë, vajza e së cilës u rrëmbye dhe u vra nga një kartel meksikan i drogës, kaloi vite të tëra  duke ndjekur rrëmbyesit e vajzës së saj në një mision të rrezikshëm që rezultoi fatal – duke pasqyruar komplotin e filmit Taken të vitit 2008.

Miriam Elizabeth Rodríguez Martínez nga San Fernando, Tamaulipas, u bë një nga aktivistet më të patrembura të Meksikës për humbjen e fëmijëve pas zhdukjes së vajzës së saj Karen Alejandra Salinas Rodriguez në 2012.

Ndjekja e saj e palodhshme rezultoi në arrestimin e të paktën 10 kriminelëve, para se ajo të vritej  jashtë shtëpisë së saj në 2017.

Rrëmbyesit e vajzës  kërkuan mijëra dollarë shpërblimi në këmbim të saj por pavarësisht të gjithë përpjekjeve Karen u vra dhe eshtrat e saj u gjetën në një fermë të braktisur në 2014.

Miriam e mori vetë situatën në dorë duke bërë shumë përpjekje për të ndjekur vrasësit e vajzës së saj në të gjithë vendin dhe madje edhe në anën tjetër të kufirit në Teksas.

Duke përdorur maskime të ndryshme, një pistoletë  dhe identifikim të rremë, nëna arriti të gjente dhe të merrte në pyetje disa anëtarë të kartelit Los Zetas, një nga më të rrezikshmit në vend.

Midis shënjestrave të saj ishte një luleshitës të cilën e ndiqte prej një viti dhe po e gjurmonte në internet, pasi mësoi se burri kishte shitur lule në rrugë para se të bashkohej me kartelin, sipas The New York Times.

Pasi mori një telefonatë për vendndodhjen e tij, Miriam, e armatosur me një armë, arriti të gjente vendndodhjen e burrit në fjalë midis një grupi shitësish pranë kufirit Meksikë-SHBA.

Burri e njohu menjëherë dhe vrapoi, por 56-vjeçarja arriti ta kapte.

‘Nëse lëviz, unë do të gjuaj ty,’ i tha ajo ndërsa mbante një armë. Ajo e ndaloi atë për gati një orë derisa autoritetet mbërritën për ta arrestuar, sipas gazetës.

Miriam ishte përgjegjëse për arrestimin  e të paktën dhjetë kriminelëve – një veprim që edhe autoritetet lokale do ta konsideronin jashtëzakonisht të frikshëm.

Hetimi i saj çoi në arrestime të disa burrave të përfshirë në kartel, përfshirë Cristian Jose Zapata Gonzalez, i cili ishte vetëm 18 vjeç në atë kohë.

Në një moment, ajo madje arriti të komunikonte me një nga burrat, i cili këmbënguli se karteli nuk kishte rrëmbyer vajzën e saj, por megjithatë u ofrua ta ndihmojë për ta gjetur atë për 2,000 dollarë.

Ai i dha një emër- Sama.

Miriam kërkoi rrjetet sociale për orë të tëra ku në fund gjeti një foto të Samës pranë një gruaje të veshur me një uniformë për një dyqan akullorësh në Ciudad Victoria, dy orë larg.

Ajo më pas shkoi në dyqan për javë të tëra, duke mësuar orarin dhe duke pritur që Sama të shfaqej. Kur ajo mbërriti,  ndoqi çiftin  në shtëpinë e tyre, duke shënuar kështu edhe adresën e tyre.

Nga frika se mos do të njihej, Miriam i leu flokët e kuqe dhe veshi një uniformë që ajo e kishte mbajtur nga puna e saj e vjetër në Ministrinë e Shëndetësisë. Më në fund, ajo gjeti një oficer policie të gatshëm të bashkohej me të në misionin e saj, por në kohën kur u lëshua një urdhër arresti, Sama ishte larguar nga qyteti.

Vetëm në shtator 2014, djali i Miriam, Luis, i cili kishte një dyqan në Ciudad Victoria, e pa Samën në dyqanin e tij. Sama u arrestua duke treguar edhe emrat e përfshirë  dhe vendet e bashkëpunëtorëve të tij.

Përpjekjet e Miriamit për të marrë hak për vdekjen e vajzës së saj çuan në shkatërrimin e saj.

Ajo u vra në Ditën e Nënës në 2017 pasi u qëllua 12 herë jashtë shtëpisë së saj.  Burri i saj e gjeti trupin në rrugë, me dorën brenda çantës, pranë pistoletës.

Nëna tani konsiderohet si një heroinë në qytetin e saj. Një oficer që e kishte ndihmuar Miriamin në misionin e saj the se: ‘Detajet dhe informacionet e mbledhura nga kjo grua, duke punuar e vetme, ishin të pabesueshme’, tha oficeri, i cili zgjodhi të mbetet anonim, për NYT.

Ajo kishte shkuar në çdo institucion të qeverisë dhe ata i kishin përplasur derën në fytyrë,” tha ai.

‘Për ta ndihmuar atë të kapte njerëzit që rrëmbyen vajzën e saj – ishte privilegji më i madh në karrierën time.’    Misioni i saj, i cili ndodhi në një zonë ku krimi i organizuar është i shpeshtë, të kujton atë të karakterit të Liam Neeson në filmin aksion-thriller Taken, në të cilin ai kërkon të bijën pasi ajo u rrëmbye nga trafikantët në Francë.

Miriam formoi një organizatë jo-qeveritare me 600 familje  për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, i cili tani drejtohet nga djali i saj Luis.