Histori i dhimbshme e familjes së të vrarit në Klinë, ja çfarë thotë familja (FOTO)

Mbrëm Kosova është tronditur nga një vrasje në Klinë, ku i riu Fazli Hoxha u vra. E historia e dhimbshme e kësaj familje është se babai i tij u vra në luftë ende pa i lindur djali, të cilit pasi lindi ia vendosen emrin e babait të tij Fazli, shkruan Drenica Press.

Lidhur me këtë ngjarje familja e të ndjerit thotë se “Para 23 vitev Baci Fazli dha jetën për këtë popull dhe këtë atdhe, qe gjenerata e ardhshme te jetojnë te lirë dhe pa frikë.
Mbas vrasjes se Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te vrarë ne masakren e Gullbocit).
Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve ti vritet djali ne pabesi nga dora e shqiptarit .
Çdo problem ka një zgjidhje,por jo me vrasje .
Mos i gjakos duart sepse do të mallkohesh .
Sante Nëna e dikujt vajton, e ti a po ndihesh i qetë ?
Nesër mund te vajtoj edhe Nëna jote andaj STOP VËLLAVRASJEVE.
Mallku qoftë ajo dorë qe i mori jetën një djali te ri te etur për dije,student i dalluar i veçantë ne sjellje dhe plotë energji për te ardhmen!!
ALLAHU të bashkoftë ne xhenet me Babin tënd Fazliun qe ra shehid për ketë tokë .
Do na mungosh gjithmonë Vllaqko 💔😢😢😢🤲
Ngushëllimet me te sinqerta familjes Hoxhaj 😢💔🤲
Fazli Hoxha
Mahmut Kijeva
Agron Hoxhaj
Arton Hoxhaj
Besart Hoxhaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT