Hetues i Policisë, i dënuari për falsifikim dhe me tre emra të babait

    Në Policinë e Kosovës është duke u zhvilluar një hetim për mashtrim të një zyrtari të po këtij dikasteri.
    Hetuesi i krimeve ekonomike, Nexhat Pireva, jo vetëm që është pranuar kundërligjshëm në Policinë e Kosovës, më 2003, por ndërkohë ka arritur të avancohet deri në pozitën e hetuesit të krimeve në Departamentin e Krimeve Ekonomike.
    Ai dyshohet se në Polici është futur edhe nëpërmjet falsifikimit. Emri i babait të tij i shkruar në raportin që Policia dhe UNMIK-ut e kishte bërë më datën 28 maj 2001, dokument ky që e posedon gazeta, ndryshon nga ai që është shkruar në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan, rreth një muaj më vonë, raporton koha.net
    Nga Avdyl emri është bërë Avdi, përcjell koha.net. Ndërkohë, në Aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit, emri i babait të tij është shënuar Avdullah.