Hetimet/ Super grabitja e bankës në Bllok për borxhin e djalit të Nehat Kullës (Foto)

Një ditë pas arrestimit të tre të dyshuarve si grabitës të bankës në zonën e Bllokut me 8 gusht, detaje të tjera dalin në dritë nga grupi i hetimit.

Burime të News 24 pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se grabitja mund të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer. Të njejtat burime thanë se të arrestuarit Roland Liti (Zekaj) dhe Alan Babamato i kanë pasur një borxh Robert Kullës (në foto), djalit të ish të-fortit të Tiranës, Nehat Kulla. Mësohet se gjatë gjithë kohës gërmimet për vjedhjen e parave në bankë janë bërë nga Roland Liti (Zekaj). Ky i fundit ka përdorur gjatë të gjithë kohës doreza, ndërsa gjurmët në shishe që i identifikuan dyshohet ta ketë lënë në një moment pakujdesie. Burimet policore thonë se me të identifikuar Roland Litin, policia ka arritur në gjurmët e dy të tjerëve përmes qelizave telefonike.

Por pas grabitjes së bankës ata ja kanë kthyer borxhin Robertit. Të njetjat burime thonë se tre të arrestuarit nuk kanë folur në polici për ngjarjen. Policia finalizoi dje rreth orës 17:30 operacionin e koduar ”Depertimi” duke ndaluar shtetasit Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje; Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, me arsim te larte, i padënuar; si dhe Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim mbajtje peng personi, armëmbajtje pa leje. Ky i fundit është djali i ish të fortit të Tiranës, Nehat Kulla.

(Robert Kulla)

(Alan Babameto)

(Roland Zekaj)

Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-një automjet i markës Benz tip ML me targë AA205KA

-një automjet i markës Opel tip Corsa me targë AA178NC

-një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë

-një shumë prej 10.480 euro

-2,625.000 leke të vjetra shqiptare

-karta sim dhe aparate celulare

-një sasi fishekësh arme gjahu’

Si dhe sende të tjera që shërbejnë për hapje dyersh brava çelësa të ndryshëm.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë ne këtë ngjarje

Në përfundim janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t’i dërgohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor, Tirane, për veprën penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkëpunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT