Mesfushori i Liverpulit, Jordan Henderson, ka vendosur që të nënshkruaj kontraten e re me vlerë prej 100.00 mijë funtesh në javë, raporton Mirror.
Henderson, që shihet si zëvendësues i Stiven Gerard që në verë largohet për në Amerikë, javë më parë ka refuzuar ofertën e Liverpulit prej 80.000 funtesh në javë. 20.000 mijë funte shtesë kanë ndryshuar mendjen e mesfushorit anglez, që javen e ardhshme pritet të nënshkruaj kontratë katër vjeçare.
Pos Hendersonit, Livepuli është në bisedime edhe me talentin Raheem Sterling për të rinvuar kontratën, pasi ofertën e parë prej 100.000 mijë funtesh në javë, Sterling e pati refuzuar./DrenicaPress/
- Advertisement -