Hendboll, Kosova kualifikohet në gjysmëfinale

    Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll është kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit që po zhvillohet në Kosovë, duke mposhtur Estonin me rezultat minimal 31-30.

    Kreshnik Krasniqi ishte njeriu i ndeshjes tek Kosova me 10 gola, ndërsa me nga 5 gola shkëlqyen edhe Ylber Mjeku e Egzon Xhuka. Me paraqitje të mirë u dallua edhe portieri Arbër Curri, i cili ndali plot gjuajtje të estonezëves. Kosova do të luajë në gjysmëfinale të enjten.