Foto ilustrim

Shumë nxënës të gjimnazit “Frang Bardhi” e kanë pësuar nga ushqimi.

11 prej tyre kanë përfunduar si të helmuar në spital.Disa prindër kanë dëshmuar se i kanë dërguar fëmijët në QKMF e Spital të Mitrovicës.

Sipas tyre, fëmijët kanë ngrënë në një tosteri, ushqimi i të cilës i ka helmuar.
Prindërit thonë se të gjithë fëmijët kanë simptoma të njëjta, dhimbje të barkut dhe ethe.

Edhe Policia është thirrur nga prindërit, mirëpo nuk kanë qenë të informuar për helimimin.

QKMF dhe Spitali nuk i ka njoftuar, ani pse ka pranuar disa pacientë të helmuar.Duhet theksuar se dyshohet që ka më shumë të helmuar, por 11 kanë kërkuar ndihmë tek mjeku. /Jepi Zë/