Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thirri sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, pas reshjeve të shiut në këtë qytet.

Në këtë konferencë, ai njoftoi se kanë aktivizuar shtabin emergjent që do të angazhohet për parandalimin e rrezikut të përgjithshëm

Haziri tha se si pasojë e shiut që ra gjatë ditës së premte, janë konfirmuar 25 ndërhyrje të institucioneve të emergjencës, nga 52 kërkesa të qytetarëve gjilanas për ndihmë, që u bënë kryesisht nga drejtuesit e automjeteve në komunikacion.

Nga reshjet e shiut, në Gjilan ekipet e shpëtimit evakuan vetëm banorët e një shtëpie në rrugën “Deremhall”.

Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.