Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për ftohjen e raporteve me partnerin e mundshëm në Qeverinë e ardhshme, Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka thënë se dallimet mes këtyre partive ekzistojnë, porse mbështetja që kanë marrë nga qytetarët i shtyn që të që të lënë anash ato dallime dhe ta përkthejnë votën e qytetarit në punë konkrete, shkruan Reporteri.net.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të të dy partive për zgjedhje të reja në rast se nuk arrijnë të mirren vesh. Haziri ka thënë se këto janë arroganca politike dhe se qytetari është lodhur tashmë me zgjedhje.

“Dallimet kanë ekzistuar dhe duke qenë forca politike që nga kampi opozitar morën mbështetjen e qytetarëve, kjo mbështetje nga ka obligu me e hapë kaptinën e bashkëpunimit duke i injoruar dallimet. LDK as nuk ka punuar me kushtëzime as nuk ka pranuar kushtëzime. Zaten e kemi punuar një dokument 35 faqësh, obligime përgjegjësi dhe ndarje të partnerëve të ardhshëm që kanë me qeverisë. Ajo që i ka sjellë shije të keqe këtij bashkëpunimi janë intervistat publike nga Glauk Konjufca. Nuk ka asnjë dallim, bëhet fjalë për insistim. Ne po negociojmë. Përtej arrogancave politike me kërku zgjedhje të reja, jo vetëm se kostoja është shumë e madhe, edhe ata zëra nga LDK që vijnë sovrani nuk vendos se a ki me mbajtë ti zgjedhje a jo se është lodhë. Nëse ju mendoni se mund të mbahen zgjedhjet në janar ose në korrik dhe dalin 30 për qind e njerëzve, ju garantoj se nuk do të jetë kështu”, ka thënë ndër të tjera Haziri. /Reporteri.net