Haziri: Ka mosbesim në koalicionin LDK-PDK

Haziri tha se Kuvendit duhet të vazhdojë punën pa shikuar opozitën, pasi pozita ka shumicën, e cila duhet të vazhdojë me agjendën e zhvillimit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë për televizionin publik se se në koalicionin qeveritar në mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mosbesim, megjithatë PDK ka mësuar shumë nga LDK-ja.

Ai për RTK-në ka thënë se ky koalicion është koalicion i elefantëve të dy partive të mëdha.

Kurse, duke u ndalur te funksionimi i Kuvendit të Kosovës, Haziri tha se Kuvendit duhet të vazhdojë punën pa shikuar opozitën, pasi pozita ka shumicën, e cila duhet të vazhdojë me agjendën e zhvillimit.

Sipas tij, LDK po kalon në një proces reformues, ku njerëzit e ri i kanë dyert e hapura.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT