Haxhiu thotë se vetëm tërheqja nga marrëveshjet kthen normalitetin

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook duke thënë se opozita nuk do të tërhiqet dhe se normaliteti nuk do të kthehet, pa hequr dorë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, sipas saj, nga besnikëria ndaj Serbisë.

Ajo thotë se “Zajednica” tashmë ka rënë sepse “nuk mund të jetë valid asnjë projekt kaq jopopullor që kërkon masa policore për realizimin e tij”, transmeton Koha.net.

“Ose do të detyrohen ta burgosin tërë opozitën, ose përndryshe “Zajednica” dhe demarkacioni nuk do të kalojnë. Normalisht, që e dyta do të ndodh”, përfundon Haxhiu.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT