Haxhiu: “Strategjia” e Qeverisë ilegale për të hequr çdo kufizim përbën rrezik

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se strategjia e Qeverisë për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rritja e numrit të rasteve pozitive përbën shqetësim serioz dhe në anën tjetër kërkon kujdes maksimal nga të gjithë.

“Por ‘strategjia’ e Qeverisë ilegale për t’u nxituar dhe për të hapur gjithçka dhe hequr çdo kufizim, përbën rrezik të madh dhe përmbysë secilën arritje të deritashme! Veprimi më i lehtë është ‘hapi të gjitha, largoje çdo kufizim’”, ka thënë ai.

Haxhiu thotë se “bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve prandaj duhet kujdes dhe veprime e vendime të matura”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT