Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës është gjunjëzuar para Serbisë.

Qeveria jolegjitime, në ditët e para të saj, ka treguar gjunjëzimin para Serbisë, duke filluar nga heqja e reciprocitetit e deri tek heqja dorë për njohje nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mosanëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare por tani paska hequr dorë edhe nga mbështetja për institucionet e drejtësisë që hetojnë dhe gjykojnë krimet e luftës. Tërheqja e Qeverisë nga ky ndryshim tregon gjunjëzimin e saj para Serbisë dhe është tendencë për amnistim të krimeve të luftës”, është shprehur zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.