Haxhi Shala largohet nga NISMA, iu bashku kësaj partie politike

Deputeti Haxhi Shala që nga sot iu është bashkuar AAK’së, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, ka shkruar ai.

“Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, tha Haradinaj./GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT