Haxhi Avdyli apel Mustafës e vendimarrësve: Vendoseni shpëtimin e jetëve të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët

Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli shprehet kritik për punën e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti sa i përket menaxhimit të pandemisë Covid-19.

Avdyli i cili nuk mund të marrë pjesë në seancën e radhës parlamentare, të caktuar për këtë të enjte, pasi është i infektuar me koronavirus, thotë se projekligji që ka autore kryeparlamentaren Vjosa Osmani, do të duhej të diskutohej dhe të futej në fuqi.

“Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qëndrim që ky ligj të procedohet sa më shpejtë në qeveri siç dolët për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosni shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luftën Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore”, shkroi Avdyli në Facebook.

Shkrimi i plotë i Avdylit në Facebook:

Të ejten që vjen mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera . Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret nê sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Kryeparlamentaren Osmani. Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit tê Covid 19. Ditët më tragjike sapo lamë pas . Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë. Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë. Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët. Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1,531 vazhdojnë të jenë raste aktive.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT