Edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi është shprehur i gëzuar me fitoren e Sigal Prishtinës sonte ndaj Rilskit në Samonove të Bullgarisë.
Thaçi po qëndron në Vatikan që nga mbrëmë në Facebook ka shkruar se ky është sukses i madh për sportin kosovar.
Ja postimi i Thaçit në Facebook:
Kupa është e jona! KB Sigal Prishtina është kampion i Ligës Ballkanike në basketboll. Sukses i madh për sportin kosovar dhe paralajmërim për potencialin e sportistëve tanë në arenën sportive ndërkombëtare. Urime KB Prishtina, urime “Plisat”, urime Kosova! Gëzuar! HTH
- Advertisement -