Hashim Thaçi sot mbush 47 vjeç

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e tij të 47-të.
24 prilli është dita e cila në agjendën e Thaçit ishte e paraparë që të udhëtonte për në Beograd për vizitë, mirëpo kërcënimet e autoriteteve serbe se nëse “Gjarpri hyn në Serbi do të arrestohet” , bënë që të anulohej vizita.
Urimet për të nuk kanë munguar, pasi që janë të shumtë miqtë dhe familjarët të cilët e kanë uruar Thaçin, transmeton “Zëri”.
Ndryshe, Thaçi ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në ceremonitë memoriale për Fushatën e Çanakkale, apo Gallipolit siç njihet në botën perëndimore.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT