Leonora Jakupi

Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e ftuar në dasmën e Afronës dhe Bleros ku mori pothuajse gjithë vëmendjen me dukjen e saj.

Ajo ishte veshur me një fustan të zi, një detaj që u veçua ishte gjoksi që ajo kishte ekspozuar gjë që të cilën nuk e ka bërë më parë, shkruan GazetaBlic.

Para pak minutave artistja shqiptare ka postuar në ‘Instagram‘ një imazh tjetër, me një dukje tjetër perfektë. Kësaj herë, Leonora ka zgjedhur një fustan ngjyrë hiri transparent. Edhe në këtë fustan ajo ka venë në pah nga gjoksi.

Këngëtarja, ka venë edhe disa bizhuteri, makijazh dhe ka përshtatur shumë mirë dukjen.

Veshja e saj është kompletuar me një çantë të cilën ajo e mban në dorë.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i publikuar nga Leonora Jakupi është balada ‘A m’ke harru‘. /GazetaBlic/