Haraqija sulmon Mustafën e Osmanin, paralajmëron marrjen e partisë bashkë me Ukë Rugovën

Ish- ministri i Kulturës nga LDK-ja, Astrit Haraqija, thotë se dyshon në besnikërinë e LVV-së si partner i koalicionit me LDK-në. Ai ka kritikuar ashpër kreun e VV-së Albin Kurti, për ndryshime te qëndrimeve, duke thënë se nuk do t’ia besonte as një ditë të vetme udhëheqjen e Qeverisë.

“Parimet janë larg çka ka fol ky për LDK-në mazamakeq, por tash ky e ka pa sa është sahati me miqtë tanë s’ka lojna por ka përgjegjësi, ky tash po luan lojën e viktimës që LDK-ja po zvarrit këtë marrëveshje ose me shku bile edhe zgjedhje të reja.

Dikur thojke nuk flas me SRPSKA-n e as në qeveri nuk do të jenë, kam dëshirë me pa si ka me qeverisë. Për mua, se kisha lënë as një ditë por i respektoj votuesit e VV’së. Shikoni si sillet thu ti ka fitu 5 milionë vota. Ky nuk i beson vetës e po i beson LDK’së”, ka deklaruar Haraqija për Periskopin.Ai ka thënë se Isa Mustafa asnjëherë nuk i ka shprehur ambiciet për President të vendit, ndërsa ka përmendur edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të kreut të LDK-së.

“Së pari nuk e di ka ideja që Isa Mustafa pretendon për kryetar të Kosovës sinqerisht s’jam taku por askund nuk është përmend bile as s’ka shpreh interesim, kjo është propagandë për me kriju bindje negative në opinion se edhe gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë ai e ka halle personale,. Nëse LDK’ja nuk ka emra për president nuk e di që kanë partitë tjera”, ka deklaruar Haraqija.Duke folur për përplasjet në mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit, Haraqija thotë se Agim Veliu nuk duhet të injorohet nga askush në parti, duke marrë parasysh kontributin e tij në LDK, shkruan Periskopi.“Sa i përket përplasjeve nuk është korrekt me injoru shtyllat e LDK’së, as një humbje në zgjedhje s’ka pasë Agim Veliu dhe nuk është korrekte se deri vitin 2000 asnjëherë s’kemi punu me pagesë brenda LDK’së por veç kemi jap, dhe bile dikush është edhe maltretu. Bile Agim Veliu dhe Eujup Viskoka kanë përjetu edhe atentate, dhe ti me injorancë mu sjell s’ia vlen, plus nuk është pa të meta edhe Agimi por, kjo zonja nuk ka drejtë se as një ditë mundi për parti se ka bo pa pagesë dhe s’duhet mu bë bukëpërmbysës”, ka deklaruar Haraqija për Periskopin.

Haraqija ka përmendur edhe faktin se si Vjosa Osmani nuk arriti t’i sjellë partisë së saj fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.“Vjosa nuk është fituese e zgjedhjeve, ka Vjosa sa të duash në LDK, kur ju jepet shansi”, tha ai.

Haraqija mendon se përfshirja e figurave më të vjetra të LDK-së në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje është dashur të ndodhë me patjetër. Ai madje ka përmendur edhe rikthimin e tij dhe të Ukë Rugovës në LDK, pas përfundimit të proceseve gjyqësore me të cilat kjo dyshe po përballet.“Nuk kuptoj qysh mos me negociu nënkryetarët Veliu dhe Haziri a ka zgjedhë Këshilli i Përgjithshëm kush duhet politikisht me fol. Mos harroni se shpejt kthehemi struktura UKA dhe unë se ju doli ngjyra gjitha këtyre aktakuzave që na kanë bë, veç me na largu prej skenës politike por shyqyr që na kemi durim dhe çdo ditë e me shume po binden që jemi të pastër si loti”, ka thënë Haraqija.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT