Haradinaj pret familjarët e të dënuarve në Grupin e Kumanovës

Familjarët e Grupit Kumanova që u dënuan javën e kaluar  nga Gjykata Themelore në Shkup, sot do ta takojnë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Haradinaj do të pres rreth orës 16:00 nga një familjar të të burgosurve kosovarë në Maqedoni për të diskutuar rreth halleve dhe shqetësimeve që kanë ata.

Të premten kur është mbajtur protesta e familjarëve në sheshin “Ibrahim Rugova”, ishte vet kryeministri Haradinaj që doli nga ndërtesa e qeverise dhe diskutoi me protestuesit duke i lutur ata për durim, pasi sipas kryeministrit ata janë dënuar nga njeriu dhe jo nga zoti.

Kryeministri dhe presidenti kanë kërkuar që me këtë rast të merren ndërkombëtarët./Indeksonline/