Haradinaj për 8 mars viziton 109 vjeçaren

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një postim në Facbook ka uruar gratë e Kosovës për 8 mars. Haradinaj po ashtu ka vizituar një nënë tw moshuar, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Haradinaj ka qëndruar në vizitë të nëna Fatime, 109 vjeçare nga Bardhoshi.
    Harandiaj thotë se si duhet angazhuar më shumë që gratë në Kosovë të gëzojnë vendin e merituar në shoqëri. Ai thotë se gratë kosovare historikisht kanë qenë shtyllë e familjes dhe kombit.
    Ja postimi i plot i Ramush Haradinaj
    Isha në vizitë sot tek Nëna Fatime, 109 vjeçe nga Bardhoshi, e cila personifikon nënën dhe sakrificën, jetën dhe familjen.
    Le të ngrejmë lart sot të gjitha arritjet e grave kosovare, sakrificën e rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluan ato, dhe kontributin e tyre të pamohueshëm për Kosovën.
    Le të angazhohemi më tepër për të gjitha femrat që ende nuk gëzojnë vendin e merituar në familje e shoqëri, deri atje ku ajo nuk ka mundësi të shkollohet, të votojë, të zgjedhet, të drejtojë biznes, e të zhvillojë jetën e aktivitetin e saj pa dhunë e diskriminim.
    Gruaja kosovare historikisht ka qenë shtyllë e familjes dhe kombit. Le t’a nderojmë dhe respektojmë çdo ditë atë. Kur vajzat dhe gratë kanë çasje në edukim e punë, familjet dhe shoqëria janë më produktive. Unë angazhohem pandërprerë për këtë qëllim.
    Urime 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!