Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Kosovës i duhet një rezultat i mirë në testin PISA, prandaj u ka uruar shumë suksese nxënësve që po i nënshtrohen këtij testi.
“Mbi tremijë nxënës kosovarë i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit te fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim”, shkruan Haradinaj.
“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse”.
“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira”.