Haradinaj nën ombrellën kuq e zi të Edi Ramës (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur në Korçë homologun e tij, Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ndërkaq në ceremoninë zyrtare shtetërore të mirëseardhjes të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, Kryeministri  Edi Rama, ka pritur Kryeministrin nga Kosova, Ramush Haradinajn ndërsa po mbante një ombrellë e cila përkonte gjithsesi me dy ngjyrat e nëntorit të shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

Fotografia më poshtë e siguruar nga Klan Kosova, tregon më së miri ombrellën e Kryeministrit Rama me ngjyrë kuq e zi, me të cilën po sigurohen që të mos lagen nga shiu megjithate homologu i tij Ramush Haradinaj, duket se i ka ngelur jasht saj!