Në prag të përvjetorit të rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në nderim të veprës së tyre isha për homazhe në Prekazin e lavdisë, ku bashkohen histori të shumta shqiptare.
Në Prekazin legjendar asgjë nuk është e rastësishme, as pushka e Azem Bejtës që e trashëgoi gjyshi i Tahirit, Emin Lati, për ta shkrepur Mehajt brez pas brezi, në tri beteja.
Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.
Lavdi të gjithë trimave të Kosovës, shkruan Haradinaj përmes rrjeteve sociale. /Drenica Press/
- Advertisement -