Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.

Haradinaj thotë se fjala është Feriz Shalën nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, si dhe 19-vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi.

Postimi i Haradinajt:

Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.

Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi.

Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara!