Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës së tij si drejtues i ekzekutivit është punuar shumë më mirë sesa që po punon qeveria e drejtuar nga Albin Kurtit sot, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka kujtuar se si ishte arrestuar ish-drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Marko Gjuriq në vitin 2018 pasi kishte shpërfillur institucionet e Rerpublikës së Kosovës, gjatë kohës sa vetë lideri i AAK-së kishte drejtuar Qeverinë e Kosovës.
“Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu”, ka thënë Haradinaj gjatë një takimi me strukturat në Deçan.

Ndërkohë ka thënë se është e pabesueshme që po vihen gurthemelet e “universitetit paralel” në Mitrovicë, në kohën kur Kosova po drejtohet nga Albin Kurti

“Besomni qeverisja Haradinaj është shumë shumë herë më e mirë se qeverisja Kurti, e nuk e kemi pasë këtë shumicë. Me të ardhur, kemi siguruar prodhim të energjisë elektrike, atë kohë s’është prodhuar asnjë megavat në KEK, e kam ndalë blerjen e energjisë prej Serbisë. Me një shumicë të ndishme e kemi bërë ushtrinë e Kosovës, që është garanca mos me qenë si Afganistani. S’mujm me qenë na si Afganistani, se kemi ushtri që po shkon në NATO e ta ka pranu Amerika. Se po i dëgjoj njerëzit që po bëjnë krahasime e po gabojnë shumë.

Në kohën e Qeverisë Haradinaj nëse ndonjë zyrtar i Serbisë është lazdruar në Kosovë ju e dini se si e ka trajtuar ligji këtu. Por është e pa besueshme që me ardhë prej Serbie me të nisë gurthemel të universiteti në Mitrovicë, e pabesueshme. A ma tregoni një punë të qeverisë Kurti, përveç që I ka ndalë paret për rrugën e Plavës, që po i ndal projektet, që i ka ndalë shtesat për personel mjekësor. Prandaj bëni çmos të forcohemi, ka qenë gabim të besojmë se dikush do ta dojë Kosovën si e doni ju”, ka thënë Haradinaj.