Haradinaj: Kosova po përballet me tri tema të mëdha

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan, ka thënë se Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional.

“Gjykata Speciale, demarkacioni si dhe Asociacioni i komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme. Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundërshtim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet çka është e mundur”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se cilësia e keqe në qeverisje mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili po ashtu kërkon një mobilizim të përgjithsh ëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT