Haradinaj kërkon hetim për tenderët e dhënë në kohën e Fatmir Limajt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, partia e të cilit ka lidhur një marrëveshje koalicioni me Nismën e Fatmir Limajt, ka thënë se prokuroria duhet të hetojë tenderin për ndërtimin e një rruge të dhënë në kohën sa Limaj ka qenë Ministër i Transportit.

“Unë po ta them një të vërtetë: rruga Pejë – Prishtinë, Gjakovë – Prishtinë është skandal për qeverinë dhe unë publikisht e thirri prokurorin me shku me i thonë se pse është e mundshme që një projekt 5 vite, 5 kilometra, një kompani që e ka fituar tenderin nuk e ka kryer punën”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin Saktë që do të transmetohet nesër në First Channel.

Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të ballafaqohet edhe publikisht me Limajn dhe cilindo përfaqësues të qeverisë Thaçi 1 lidhur me investimet infrastrukturore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT