Haradinaj ia mësyn Drenicës

Deputeti, Daut Haradinaj është takuar me banorët e fshatit Baicë të Drenasit, i shoqëruar nga kolegët deputetë të Nisma-s dhe me kandidatin për kryetar të komunës, Isa Xhemajli.

Haradinaj ka biseduar me banorët e kësaj zone për problemet me të cilat po përballet Kosova, duke u thënë se  “Drenica ka ditur që në momente kyqe të rreshtohet kah ndryshimi dhe ky vullnet i qytetarëve të Drenasit do ta dëshmojë edhe ndryshimin pozitiv në vetëqeverisjen lokale nga një bashkëluftetar i Rasim Kiqinës dhe Adem Jasharit, një shembull i mirë se si duhet atdheu, Isa Xhemajli”, thuhet në një komunikatë të dërguar, njofton Klan Kosova.

Ai më tej i ka falënderuar fshataret e Baicës për pritjen dinjitoze dhe ka uruar për ditë me të mira për Drenasin dhe Kosovën.

unnamed-1

unnamed-2

- Advertisement -

MË TË FUNDIT