Haradinaj i pa konkurrenc në garën për të parin e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, sot pritet të hapë solemnisht procesin e brendshëm zgjedhor.
Partia e katërt në Kuvend për nga numri i deputetëve, pritet që deri në Qershor të bëhet me kryetar të ri.
Zyrtarisht deri tani asnjë anëtar i AAK-së, nuk e ka shpallur kandidaturen për të marrë drejtimin e partisë.
Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se kryetari aktual është i pa konkurrencë në garën për një mandat të ri në krye të AAK-së, transmeton Tribuna Channel.
Madje edhe vet anëtar të kësaj partie kanë deklaruar kohë më pare se asnjëri nga anëtaret aktual të AAK-së, nuk mund të matët më Ramush Haradinajn.
Procesi zgjedhor brenda Aleancës, do të përmbyllet pas zgjedhjeve, nëpër të gjitha nivelet dhe strukturat e partisë, në qershor të këtij viti.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT