Haradinaj: I lust të gjithë shqiptarët e globit që të japin para për ushtrinë

Kryetari i AAK-së, njëherësh ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se secili prej atyre që po e kundërshton Fondin e Sigurisë së Kosovës, po i rrezikon fëmijët e tyre.

Kreu i AAK-së tha se tanimë është kohë urgjente që Kosova të ketë një fond të tillë.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë në këtë fond.

“Unë nuk mendoj që Fondi i Sigurisë së Kosovës është politikë ditore. Edhe unë kisha pasur shumë dëshirë që qeveria të ndajë sa më shumë buxhet për ushtrinë. Nuk janë para këto që kanë me na lënë keq neve. Është shumë me rëndësi të ju bëhet thirrje shqiptarëve ta ndihmojnë Fondin e Sigurisë. Siguria është e gjeneratave, e jo e një qeverie. A ke dëgjuar ndonjëherë ndonjë qeveri të huaj që e ka kritikuar këtë fond? Amerika është duke e mbikëqyrur ushtrinë. Është kohë urgjente e emergjente, ka transparencë edhe financiare ky fond”, tha ai në Kanal10.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT