Haradinaj: Flijimi i heronjëve dhe martirëve në Likoshan e Qirezit është frymëzim për brezat që vijnë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar viktimat e rënë në Likoshan e Qirez, 23 vite më parë.

Haradinaj tha se ajo ditë historike u shënua me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve.

‘Njëzetetre vite më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT