Haradinaj fjalë prekëse për babain e Nuhi Berishës

Menjëherë pas lajmit për vdekjen e Rexhep Berishës, babai i dëshmorit Nuhi Berisha, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen.

Ai ka thënë se Rexhep Berisha ka lënë gjurmë në kohën e tij.

“I kam takuar pothuaj gjithë baballarët e djemve që e bënë lirinë e Kosovës, burra të mëdhenj e pleq të urtë. I tillë ishte edhe Rexhep Berisha, babai i Nuhi Berishës, i cili sot e paska dhënë frymën e fundit! Ai la gjurmë në kohën e tij! Pusho i qetë Baca Rexhë!”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT