Deputeti, Daut Haradinaj sot është takuar me banorët e fshatit Baicë të Drenasit.
I shoqëruar nga kolegët deputetë të Nisma-s dhe me kandidatin për kryetar të komunës, Isa Xhemajli, Haradinaj ka biseduar me banorët e kësaj zone për problemet me të cilat po përballet Kosova, duke u thënë se “Drenica ka ditur që në momente kyçe të rreshtohet kah ndryshimi dhe ky vullnet i qytetarëve të Drenasit do ta dëshmojë edhe ndryshimin pozitiv në vetëqeverisjen lokale nga një bashkëluftëtar i Rasim Kiqinës dhe Adem Jasharit, një shembull i mirë se si duhet atdheu, Isa Xhemajli”.
Ai më tej i ka falënderuar fshataret e Baicës për pritjen dinjitoze dhe ka uruar për ditë me të mira për Drenasin dhe Kosovën.
- Advertisement -