Hapet shtëpia muze e Charlie Chaplin e quajtur ‘Bota e Chaplin-it’

Më në fund shtëpia e të famshmit Charlie Chaplin është hapur si muze për të gjithë publikun.

Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Chaplin-it” është ndërtuar në vitin 1840, ku ai kaloi 25 vjetët e jetës së tij. Ai vdiq në vitin 1977, në moshën 88-vjeçare.

Shtëpia e tij është hapur në formën e një muzeu për jetën e tij pas 15 vitesh planifikime. Shtëpia e tij ndodhet në Vevey në Zvicër, në afërsi të liqenit Lac Léman. Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Çaplinit” është ndërtuar në vitin 1840, ku Chaplin kaloi 25 vjetët e jetës së tij. Ai jetonte në këtë shtëpi me gruan e tij Una dhe tetë fëmijët e tyre, që është vetëm gjysma e një muzeu kushtuar kësaj legjende të komedisë.

Shtëpia muze “Bota e Chaplin” ka 30 figura dylli të bëra në muzeun e figurave prej dylli “Gravin” në Paris. Midis tyre janë figurat e Chaplin, gruaja e tij,Una, aktorët dhe aktoret nga filmat e tij dhe disa miq, si Albert Einstein dhe artistë, të cilët ishin frymëzuar nga puna e tij, si Michael Jackson, ëoody Allen dhe Federico Fellini. Që të jetë një imazh i plotë i Chaplinit, si një shkrimtar, kompozitor dhe producent, zbatuesit e projektit kanë pasur qasje në 81 filmat e tij, 15.000 fotografi, të cilat janë në një muze në Lozanë dhe 200,000 dokumente në Montreux.

Ndërsa një tjetër dhomë i ngjan një banke zvicerane, pasi janë ekspozuar sende legjendare që lidhen me punën e Chaplinit, të tilla si kapela dhe këpucët, që janë pjesë e karakterit të tij.

Ky projekt ka kushtuar të paktën 62 milionë dollarë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT