Hapet papritur një gropë gjigante pranë banesave

Një gropë e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra është krijuar papritur në në Santa Maria Zacatepec të rajonit Puebla të Meksikës.

Gropa ka rrezikuar dhe jetën e një familje, banesa e të cilës ndodhej pranë vendit ku u krijua gropa.

Shkencëtarët dhe autoritetet shohin si shkak ndryshimet gjeologjike nëntokësore dhe varietetet në përbërjen ujore të tokës.

Megjithatë, aktivistët lokalë thanë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve. 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT