Hapet panairi “Prishtina 2015”

Ministri Memli Krasniqi sot morri pjesë në hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’Prishtina 2015’’. Ai bashkë edhe me ministren e MTI-së, Hykmete Bajrami dhe kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliun, vizituan pavijonet e bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair, e ku natyrisht shumë prej tyre vijnë edhe nga fusha e bujqësisë.
Ministri Krasniqi shtoi se ky panair është një nga mundësitë me të mira për promovimin e bizneseve bujqësore, e po ashtu edhe krijimit të lidhjeve mes afaristëve kosovarë dhe atyre nga vende të tjera. Ministri ritheksoi rritjen e mbështetjen për sektorin e bujqësisë, duke shtuar se bashkë me vet bizneset e bujqësisë dhe përfaqësuesit tjerë të fermerëve do të punojnë në avancimin e politikave bujqësore dhe rritjen e mbështetjes.
Bujqësia është prioritet strategjik dhe që në vazhdimësi po siguron rritje ekonomike në vend. Kjo po bëhet falë mbështetjes nga shteti dhe ne do të punojmë bashkë në avancimin e politikave dhe rritjen e përkrahjes për fermerët dhe agrobizneset, duke u orientuar në vazhdimësi në sektor strategjik”, tha ministri.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT