Hapet panairi i librit të përdorur në Tiranë

“Një hapësirë, ku libri të ketë vendin që meriton”, ky është Panairi i Librit të Përdorur, i cili po qëndron i hapur këto ditë tek kafe-librari “E7E” në Tiranë.

Librat janë me 10-20% ulje për të gjithë vizitorët. “E7E” është një kafe–librari e vogël, por shumë e përshtatshme, që për nga pamja ngjan me një kafe klasike, por nga mosha e librave, që mbushin raftet, është tipike, e vjetër dhe e brishtë në të njëjtën kohë.

Edhe çmimet e këtyre librave ndryshojnë nga ato të librarive klasikë, sepse vendosja e çmimit nuk është më një proces i marketingut të produktit libër, por një vendim dashamirës.

“Bukinisti Mendel”, është një nga novelat e Cvajgut. Historia e tij është ajo e një shitësi të librave antikë, që kalonte ditët në ‘Cafe Gluck’ në Vjenë, në vitet e para të Luftës së Parë Botërore, fillimin e së cilës ai, i zhytur gjithmonë në lexime, as e mori vesh.

Thuhet se “një qytet nuk mund të kuptohet pa një vend të tillë bukinist”. E aq më pak një kryeqytet.

Ndaj suksese organizatorëve të këtij panairi shumë të veçantë, duke dashur që të shtohen të tillë syresh, për atë dashuri, që një libër i mirë të fal.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT