Hapet panairi “Blej shqip”

Në sheshin “Zahir Pajaziti” për të tretin vit me radhë është hapur panairi “Blej Shqip”, njofton Klan Kosova.

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota ka folur gjatë hapjes së panairit me ç’rast ka thënë që “këtë vit interesimi  i bizneseve për të marrë pjesë ka qenë më i madh”.

Gjithashtu pjesëmarrëse ka qenë edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Ekonomi e  ka përshëndetur hapjen e këtij panairi dhe ju ka dëshiruar suksese bizneseve pjesëmarrëse.

Diku rreth 200 biznese do të marrin pjesë në këtë panair nga të gjitha trevat shqiptare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT