Haliti, Rexhepit: Gabove për SHIK-un, me ata njerëz ke qenë bashkë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Bajram Rexhepit, i cili ka thënë se Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka uzurpuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe institucionet e vendit.
“Besoj se Kryesia e partisë duhet ta shqyrtojë deklaratën e tij. Rexhepi është dashur ta ngrejë këtë çështje në Kryesi të partisë dhe jo në media. Në qoftë se nuk pajtohet me qëndrimin e Kryesisë, mund të dilte publikisht”, ka thënë Haliti.
 Sipas tij, deklaratat e tilla të ish-kryeministrit Rexhepi për SHIK-un, nuk vlerësohen pozitive as për partinë e as për të.
“Ai me ata njerëz ka qenë bashkë”, ka thënë në fund Haliti. /Zëri/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT