Halimi: Laboratori i QKMF-së në Skenderaj nuk i jep analizat e sakta

Ajnishahe Halimi ka kërkuar që të sillet një laborator i ri në QKMF në Skenderaj, pasi sipas saj ky laborator nuk i jep analizat e sakta. Ajo ka bërë të ditur këtë në bazë të një përvoje të vetë personale, ku analizat e bëra në këtë laborator kanë dalë gabim dhe është dashur që të njejtat analiza t’i bëjë për herë të dytë në Mitrovicë e Prishtinë dhe analizat e bëra në Skenderaj kanë dalur totalisht gabim.

Prandaj, në bazë të kësaj Halimi tha që duhet të sjellet një laborator i ri dhe të ketë kushte më të mira. Gjithashtu ajo shtoi se kam dëgjuar se personat që i kryejnë analizat në këtë shtëpi shendeti në Skenderaj vetë ju propozojnë  pacinetëve të shkojnë nëpër laborator privatë. Ndërkohë Nënkryetari Nura menjëherë ka reaguar duke siguruar se këto probleme me laboratorin do të zgjidhen shumë shpejt. Ai më tutje shtoi se Komuna e Skenderajt është ndër komunat e vetme që ka arritur të ndaloj veprimtarinë e ordinancave private që veprojnë pa liçenca. Nura tha se Komuna e Skenderajt ka mbyllur 11 ordinanca private vetëm për arsye se ne dëshirojmë që pacientët të kenë siguri se ku kontrollohen dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të punojnë ordinanca private pa liçencë./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT