Halimi: Dardan Sejdiu, nxitësi më i madh i acarimeve

Pas deklaratës së Dardan Sejdiut duke deklaruar se fajtor për sulmin e Liburn Aliut ndaj Muhamet Selmanit është kryesuesi i asamblesë ka reaguar ky fundit duke thënë se vet kryetari Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu janë shkaktar të acarimeve në kuvend komunal.
“Arsyetimi se na qenka fajtor kryesuesi, sipas Sejdiut, është se ai nuk paska marrë masa gjatë seancës kur është zhvilluar debati lidhur me pikën sipas rendit të ditës. Gjithnjë sipas Sejdiut, qenkan asamblistët ata që po e acaruakan gjithnjë situatën gjatë mbledhjeve të Kuvendit të Prishtinës ndaj të cilëve duhet të marrë masa kryesuesi”, shkruan Halim Halimi.
Sipas Halimit, nënkryetari Sejdiu, e kërkon dhe e merr fjalën në Kuvend, mesatarisht mbi 10 herë për çdo mbledhje dhe me paraqitjet e tij bëhet aktori kryesor i cenimit të demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe të integritetit politik të asamblistit.
Nëse është dashur të merren masa ndaj dikujt dhe nëse është dashur t’i merret fjala dikujt gjatë mbledhjeve të Kuvendit është dashur t’i merret nënkryetarit Dardan Sejdiut, i cili shpeshherë nuk dihet të jetë pjesë e ekzekutivit a e Kuvendit, transmeton ‘Zëri’.
Ai kërkon nga kryetarin Shpend Ahmeti që të reflektojë lidhur me situatën që është krijuar në ekzekutivin e tij dhe në Kuvend si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj Muhamet Selmanit, asamblist nga radhët e PDK-së.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT