Halil Matoshi: Kadri Veseli do ta prish koalicionin!

Analisti politik, Halil Matoshi ka theksuar se nuk do të jenë as Demarkacioni me Malin e Zi e as Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ato që do ta prishin koalicionin qeverisës PDK- LDK.

Matoshi në një deklaratë që e ka dhënë për Botapress ka theksuar se do të jetë lideri i ri i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili do ta prish koalicionin aktual qeverisës.

Ai thotë se Veseli po e pretendon postin e Kryeministrit të vendit.

”Jo, asnjëra. Koalicionin duket se do ta prish lideri i ri i PDK-së, Kadri Veseli, të cilit po i ngutet që të nominohet për Kryeministër. Pra ai po do që ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme – sepse është i bindur se PDK del sërish e para. Dhe duke pasur parasysh një aktvendim kontraverz  të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit partia që del e para në zgjedhje e ka të drejtën e ndërtimit të institucioneve – Veseli e sheh vetën tashmë Kryeministër të Kosovës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT