Halil Kastrati njofton se është ndërtuar Shtëpia e të Moshuarve, bën thirrje për aplikim

Drejtuesi i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se Shtëpia e të Moshuarve është gati, dhe se të moshuarit që tani mund të aplikojnë.

Kastrati ka thënë se Shtëpia për të Moshuarit është ndërtuar falë bamirësve

Gjithashtu, Kastrati përmes një video ka treguar disa nga kushtet që duhet plotësuar të moshuarit, në mënyrë që të pranohen.

“Ju bëj thirrje të moshuarve që kanë nevojë që nga tani mund të aplikojnë. Gjithashtu ata që njohin dikë pa përkujdesje, të ndihmoni dhe të sjellin tek ne”, thotë Kastrati.

Disa nga kushtet e përmendura janë: Të jetë banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, të jetë në moshë mbi 55 vjeç, të mos ketë pasardhës.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë institucion nuk pranohen personat me sëmundje infektive dhe psiqike për shkak të pamundësisë për përkujdesje adekuate.

Po ashtu, Shoqata Bamirësve “Jetimat e Ballkanit”, njofton se të moshuarit duhet të kenë letërnjoftim, certifikatën e lindjes, certifikatën e banimit dhe disa raporte tjera të mjekut dhe atë të Policisë.

Shtëpia e të Moshuarve është ndërtuar në fshatin Gjinoc të Suharekës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT